Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami: Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehën me propagandë

    13/12/2024 11:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar Qeverinë lidhur me gjendjen e ajrit në vendin tonë.

    Sipas Bajramit në kohën kur qeveria mburret me ”progres” në çdo fushë, raporti i fundit i Bankës Botërore “Country Climate and Development Report (CCDR) tregon realitetin e hidhur që ata po mundohen ta injorojnë.

    Më tutje Bajrami është shprehur se sipas Bankës Botërore Kosova është nën presion të rreziqeve klimatike dhe mjedisore:

    ‘’Ajri që thithim po na vret: sipas raportit të BB, ndotja e ajrit shkakton rreth 760 vdekje të parakohshme çdo vit, ndërsa kostot shëndetsorë që shkakton kjo ndotje shkojnë deri në 310 milionë dollarë, ose 4.7% të PBB-së.Ndërkohë 16% e territorit të vendit është nën rrezik të lartë nga zjarret pyjore ndërsa 37% e territorit të vendit është nën rrezik të mesëm nga zjarret pyjore. Përmbytjet dhe fatkeqësitë tjera natyrore po shkaktojnë dëme të mëdha dhe pritet të përkeqësohen tutje Kosova gjithashtu vuan nga varfëria energjitike: Raporti potencon se rreth 22% e familjeve shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, ndërsa mbi 40% të familjeve nuk mund t’i ngrohin shtëpitë e tyre sa duhet.Vendi vazhdon të varet nga energjia e prodhuar nga linjiti dhe termocentralet janë tepër të vjetra e aspak efiçinete’’, ka shkruar Bajrami.

    Bajrami thotë se raporti gjitashtu vë theksin të cenushmeria e ekonomisë ku ndër të tjera thuhet:

    • Sektorët si bujqësia dhe pyjet, që janë jetik për shumë familje në zona rurale, po rreizohen nga përmbytjet dhe thatësirat dhe varfëria po thellohet në këto zona.

    Ky është realiteti  për të cilin qeveria nuk flet asnjëherë.Por ta dini që derisa ata flasin fjalë boshe përbkinse “progres”, institucionet kredibile si Banka Botërorë dhe të dhënat e tyre tregojnë se vendi ynë është në rrezik nga varshmëria nga qymyri, ne përballemi me varfëri energjetike dhe qeveria po dështon në adresimin e emergjencave klimatike dhe sociale.Mos harroni për katër vite Qeveria Kurti II, i ka pasur në dispozicion 12 milardë Euro buxhet, taksa tonat këto dhe nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend, s’kemi çka të themi për energji të ripërtitshme, zero kapacitet të ndërtuara, andaj koha për të kërkuar llogari është tani’’, ka thënë ajo.

    Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehën me propagandë, ka shtuar më tutje deputetja e LDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.