Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami-Muratit: Kontrabanda e mallrave veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet 

    10/11/2024 13:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muarti, duke thënë se kontrabanda e mallrave nuk luftohet me “kontrabandë të numrave”, raporton Demos.

    Bajrami ka thënë Murati po e paraqet inflacionin si luftë kundër kontrabndës,

    “KONTRABANADA E MALLRAVE, VEÇ ME KONTRABANDË TË NUMRVE NUK LUFTOHET PRA, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, INFLACIONIN në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

    Më tej, ajo ka përmendur edhe deficitin tregtar.

    “Ministri i finanancave po thotë gjasat janë që importi ka qënë më i lartë. Pra ministri i financave folë me gjasa për vitin 2015, e me këtë manipulim të shifrave po mundohet me i fshehë faktet që i përplasën në ftyrë për rritjen e deficitit tregtar nga 2.8 miliardë euro në 5 miliardë euro.” –ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    KONTRABANADA E MALLRAVE, VEÇ ME KONTRABANDË TË NUMRVE NUK LUFTOHET 

    PRA, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, INFLACIONIN në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. 

    Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë.

    Sot manipuluesi me i madh i Qeverisë paska folë për luftën kundër kontrabandës. 

    Kush po folë, Hekurani, ministri i cili për katër vjet s’ka qënë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të Adminstratës Tatimore të Kosovës, ATK. Ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga Qeveria e PAN-it.

    Ai ndër të tjera paska thënë “𝙋ë𝙧 𝙨𝙝𝙚𝙢𝙗𝙪𝙡𝙡, 𝙣ë𝙨𝙚 𝙣ë 𝙫𝙞𝙩𝙞𝙣 2015 𝙞𝙢𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞 𝙞 𝙙𝙚𝙠𝙡𝙖𝙧𝙪𝙖𝙧 𝙣ë 𝘿𝙤𝙜𝙖𝙣ë 𝙠𝙖 𝙦𝙚𝙣ë 2.63 𝙢𝙞𝙡𝙞𝙖𝙧𝙙ë 𝙚𝙪𝙧𝙤, 𝙜𝙟𝙖𝙨𝙖𝙩 𝙟𝙖𝙣ë 𝙦ë 𝙞𝙢𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞 𝙧𝙚𝙖𝙡 𝙠𝙖 𝙦𝙚𝙣ë 𝙨𝙝𝙪𝙢ë 𝙢ë 𝙞 𝙡𝙖𝙧𝙩ë. 𝙉ë𝙨𝙚 𝙚 𝙡𝙡𝙤𝙜𝙖𝙧𝙞𝙨𝙞𝙢 𝙢𝙚 𝙩𝙧𝙚𝙣𝙙𝙞𝙣 𝙚 𝙣𝙟ë𝙟𝙩ë 𝙨𝙞𝙠𝙪𝙧𝙨𝙚 𝙣ë 𝙫𝙞𝙩𝙚𝙩 2021-2023, 𝙢𝙚 61% 𝙩ë 𝘽𝙋𝙑-𝙨ë, 𝙞𝙢𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞 𝙧𝙚𝙖𝙡 𝙙𝙚𝙡 𝙩ë 𝙠𝙚𝙩ë 𝙦𝙚𝙣ë 𝙧𝙧𝙚𝙩𝙝 3.46 𝙢𝙞𝙡𝙞𝙖𝙧𝙙ë”

    Ministri i finanancave po thotë gjasat janë që importi ka qënë më i lartë. Pra ministri i financave folë me gjasa për vitin 2015, e me këtë manipulim të shifrave po mundohet me i fshehë faktet që i përplasën në ftyrë për rritjen e deficitit tregtar nga 2.8 miliardë euro në 5 miliardë euro. 

    Me folë profesinalisht, supozimi se importi duhet me qënë 61% e Bruto Produktit Vendor nuk ka kurrëfare baze, mandej rritja e konsumit prej importit që ministri e bënë duke krahasu vlerat absolute sepse kështu i lëverdisë po harrron se vjen si rezultat i rritjes se çmimeve gjatë katër viteve të fundit. Kjo veç luftë kundër kontrabandës nuk është. 

    Hekuran, në vitin 2015 nuk ka pasë inflacion (rritje të çmimeve) ka pasë deflacion (rënie të çmimeve) për -0.54%, ndërsa inflacioni (rritja mesatare e çmimeve) në vitin 2022 ka qënë 11.6%. 

    Në fund përballë supozimeve dhe manipulimeve të Hekuranit ka një të vërtëtë, ajo e vërtëtë burimin e ka në Agjencinë e Statistikave të Kosovës: më vlera absolute kur Hekurani ka shku në zyre deficit tregtar ka qënë 2.8 miliardë Euro, sot deficit tregtar është mbi 5 miliardë euro (deficit tregtar është dallimi mes mallrave që shesim jashtë vendit dhe atyre që blejmë jashtë vendit),

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.