Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka krahasuar rritjen e llogarive në Trustin Pensional të Kosovës mes qeverisë Kurti dhe qeverive të kaluara.
Përmes një postimi në Facbeook, ajo ka treguar për gjendjen mbi të cilën ndodhet Kosova sa i përket trusteve.
Tutje përmes fotografisë së postuar shihet se rritja vjetore përgjatë viteve 2014-2019 ka qenë 6%, ndërkaq nga viti 2020-2023 është 3.90% .