Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami i reagon Muratit, ia citon Nenet ku i ndalohet të jetë edhe ministër edhe deputet

    08/05/2025 14:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili shpërndau një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku thotë që se “në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë”.

    Bajrami tha se Muratit i duhet ende kohë për të kuptuar “bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, ndërsa bashkëngjiti një nen të Kushtetutës që thotë se  “deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo”.

    “Deputetit Murati, që sot flet për përgjegjësi kushtetuese, i duhet ende kohë për të kuptuar bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë që rregullojnë punën e Kuvendit. Deputeti Murati, që shkel Kushtetutën duke mbajtur post ministri, në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve, neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës👇, duhet ta dijë se deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo. Kështu e thotë Kushtetuta, neni 70, pika 1 👇”.

    Bajrami tha se po reagon për sqarim për qytetarët sepse tha se e konsideron “fyerje” të debatojë me “ata që e kanë shkelur “Kushtetutën me numra dyshifrorë”.

    “Këtë reagim e bëj për qytetarët e Republikës sepse është fyerje e inteligjencës e humbje kohe të diskutosh e debatosh për kushtetutshmëri me ata që kanë shkelur Kushtetutën me numra dyshifrorë, me ata që janë duke shkelur Kushtetutën teksa flasin e shkruajnë statusa duke mbajtur pozita ekzekutive e legjislative në të njëjtën kohë, me ata që shkelin Kushtetutën duke ua mohuar të drejtat mbi 90 mijë shërbyesve civilë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm

    Katrahura me bërllokun në Prishtinë, Kryeshefi i “Pastrimit” e Drejtori Brestovci përballen për borxhin: “2.7 milionë”, “as 1 euro”

    Operacioni në Njësinë e Patentë Shoferëve, zbulohen keqpërdorime gjatë testimit për vozitje

    Të Fundit

    Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm

    Katrahura me bërllokun në Prishtinë, Kryeshefi i “Pastrimit” e Drejtori Brestovci përballen për borxhin: “2.7 milionë”, “as 1 euro”

    Operacioni në Njësinë e Patentë Shoferëve, zbulohen keqpërdorime gjatë testimit për vozitje

    Aksident me fatalitet në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

    Policët në Ferizaj dhurojnë gjak – një akt human për jetën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.