BallinaLajme

Bajrami i reagon Kurtit për fjalimin e djeshëm: Po synon rrënimin e Republikës së 17 Shkurtit dhe krijimin e Republikës së “Tretë”

Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me fjalimin që ka mbajtur dje kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Sipas Bajramit, Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe ta ndërtojë “Republikën Imagjinare të Tretë”, ku gjithë mekanizmat e shtetit jan ënë funksion të partisë dhe atij personalisht, shkruan Reporteri.net.

“Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion. Por, projekti i tij do të dështojë sepse nuk lejojmë të cenohet Republika e 17 Shkurtit që Kurti ende nuk e ka njohur”, ka shkruar Bajrami.

Ajo pastaj ka ndarë pjesët e fjalimit të Kurtit, të cilave u është referuar si “gënjeshtra sistematike  të tij”.

Sa i përket deklaratës së tij për rritje të pagave në sektorin publik, pensioneve dhe ndihmave sociale, Bajrami ka thënë se “të gjitha rritjet duke filluar nga ajo 6 euro e 80 cent e tutje nuk e indeksojnë pagën as pensionin për normën e inflacionit”.

“Pyesni qytetarët që shkojnë çdo ditë në treg për të blerë ushqime dhe ju tregojnë a i ka rritë dhe sa i ka rritë pagat e pensionet Kurti”, ka shkruar Bajrami.

Lidhur me liberalizimin e vizave, sipas Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti “ja kanë vonu Kosovës 7 vjet liberalizimin e vizave me gaz e mollotov mbi Kuvend dhe Institucione të tjera shtetërore.”

E për deklaratën për rekorde në secilin sektor, Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka shënuar “rekord në import të energjisë, rekord në kosto të importit të energjisë, rekord në kontrata njëburimore, rekord në sulmet ndaj gjykatave, rekord në sulme ndaj mediave e gazetarëve, të parët dhe të vetmit që vendosën Kosovën nën masa ndëshkuese, rekord në nepotizëm, përfitime nga subvencionet, grantet e punësimet e shumë rekorde si këto”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button