Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur deputetit të VV’së, Hekuran Muratit, i icili tha se LDK-ja me propozimin e saj për qeveri të tranzicionit po sillet si në kohën e UNMIK-ut.
Bajrami ka thënë se “vendin në kohën e UNMIK’ut e para asaj kohe e ka kthyer LVV”, shkruan Reporteri.net.
“Për me tepër është LVV që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka akuzuar VV’në se po e mban peng shtetin.
“Sot, Kosova është në krizë sepse LVV nuk pranon që s’po mund të bëj shumicën, LVV sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë. Mos e pranoni propozimin tonë, është e drejtë e juaja, ne nuk imponojmë, ne kemi propozuar zgjidhje, urdhëro e bëjeni shumicën e mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët. Propozimi për Qeveri Transitore përmes marrëveshjes nuk është kundër askujt por është në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.