Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami – Gërvallës: Të thuash ka rritje të GDP-së për 50% është sikur të pretendosh që jemi njohur nga pesë shtetet e BE-së

    09/05/2024 18:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar Donika Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), pasi kjo e fundit ka pretenduar se në Kosovë ka “lulëzim ekonomik”.

    Bajrmai i ka thënë asaj se pretendimet për këtë zhvillim ekonomik janë sikur të thoshte se “Kosova është njohur nga pesë vendet e Bashkimit Evropian”.

    “S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës Asnjë njohje prej se kanë ardhur në pushtet. Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, kryediplomatja del e flet të pavërteta për “lulëzimin ekonomik” të Kosovës.  Kryediplomatja me zero suksese gjatë gjithë mandatit paska thënë që ” kemi rritje të GDP-së për 50%, kjo i bien sikur me pas thanë ”në tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

    Më pas Bajrami ka thënë se për 3 vjet janë nënshkruar 890 kontrata njëburimore. Janë rritur çmimet për 50%, ka vetëm punësime partiake, ka deficit tregtar në 5 miliardë, ikje masive të qytetareve – e ka shtuar se Martin Berishaj vazhdon të mbetet në pozitën e ambasadorit në Kroaci përkundër skandalit të raportuar.

    Bajrami ka postuar edhe një grafikë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ku pasqyron rënien ekonomike.

    “E kur jemi të rritja ekonomike po ta ilustroj me një grafikon të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, agjenci kjo që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar ajo. 

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami falenderon Behxhet Pacollin për njohjen nga Kenia: Fakt, katër vjet Kurti asnjë njohje

    Bajrami: Amanetet e Rugovës përmbushen vetëm me LDK-në në krye, rrugë tjetër s’ka

    Vdekja e të moshuarës nga frika e sulmit të qenve endacakë, Bajrami: Është koha e fundit për të ndërmarrë masa

    Të Fundit

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.