Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami: Energjia e importuar po vjen kryesisht nga Serbia

    21/06/2025 14:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen aktuale në sektorin e energjisë në vend, duke akuzuar Qeverinë për heshtje dhe mungesë transparence në një situatë të rëndë që, sipas saj, po e paguajnë qytetarët.

    Në një postim në Facebook, Bajrami tha se aktualisht në KEK është funksional vetëm blloku A3, me një kapacitet prej 110 megavatësh, ndërsa akuzoi KOSTT-in për mospublikim të të dhënave ditore për ngarkesën, duke sugjeruar se kjo ndodhi për shkak të presioneve nga “lart”.

    Postimi i plotë;

    Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW.

    KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”.

    Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë:

    Sa po na kushton importi sot?

    Nga po vjen energjia?

    Kujt po ia paguajmë transportin?

    Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji.

    LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm.

    Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike.

    Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t’i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë.

    Hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë!

    Artikuj të ngjashëm

    U rizgjodh kryetar i PDK-së, Krasniqi: Nder dhe përgjegjësi e lartë

    Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

    Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA

    Të Fundit

    U rizgjodh kryetar i PDK-së, Krasniqi: Nder dhe përgjegjësi e lartë

    Bajrami: Energjia e importuar po vjen kryesisht nga Serbia

    Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

    Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA

    Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.