Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bajrami: Dorëzuam 17 kallëzime penale ndaj Kurtit dhe ish-ministrave, tani është në dorë të Prokurorisë Speciale

    08/05/2025 15:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në emër të deputetëve të partisë së saj dorëzuan 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë ish-ministrave të Qeverisë së kaluar të cilët janë zgjedhur deputetë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

    “Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-minitrave të kabinetit të tij, duke përfshirë këtu edhe një ish-zëvendësministre. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar sipas rezultatit zgjedhor nga KQZ me datën 27 mars. Ne besojmë se nga data 27 mars këta janë në kundërshtim me nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, ligj ky i hartuar dhe i miratuar nga votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në mandatin e kaluar”, tha Bajrami sot para gazetarëve pas dorëzimit të kallëzimeve penale.

    Ajo tha se duke qenë se prej datës së certifikimit deri më sot “vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Kosovës, këta deputetë kanë konsumuar vepër penale”.

    “Grupi i juristëve të LDK-së ka kërkuar qasje në dokumente prej disa ministrave kemi marrë, dis të tjerë nuk na kanë dhënë qasje, por prej atyre informatave që kemi pasë i jemi drejtuar Prokurorisë Speciale, tani është në dorën e saj që të kërkojë qasje në vendime të tjera”.

    Bajrami tha se Kurti e ish-ministrat “kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje dhe vazhdojnë të qëndrojnë në zyre”.

    LDK më pas në një komunikatë për media tha se deputetët e saj “kërkojnë nga Prokuroria që të nisë hetime penale ndaj të gjithë të dyshuarëve, të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas datës së certifikimit si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar përgjegjësi penale dhe politike”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.