Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut – nëse votohet fshehtë, ne do t’i publikojmë votat

    03/06/2025 22:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend.

    Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë në zyrën e deputetëve të LDK-së.

    Madje, ajo ka treguar se ka qenë një propozim i deputetëve të pranishëm në takim që, nëse Kushtetuesja do të vendoste që të procedohej me votimin e fshehtë, atëherë deputetët të bënin publike votat e tyre.

    “Absolutisht jo! Dje kemi diskutuar në Grupin Parlamentar për 3 orë për të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe ngërçin në Kuvend. Jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë një propozim, jo i kryetarit, jo i imi që kam një pozitë joformale, por propozim i deputetëve që kanë qenë prezent, që nëse Kushtetuesja do të vendosë të procedohet me votimin e fshehtë, deputetët prapë se prapë do të bëjnë të ditur votën e tyre”.

    “Do të gjejnë një formë që votat e tyre të jenë publike. Nuk e di se cila do të jetë forma, por ishte propozuar në mënyrë të mos t’u lakohet emri. Nuk ka asnjë lloj lëvizje, asnjë deputet as nuk ka qëllim të lëvizë nga Grupi Parlamentar”, tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

    Artikuj të ngjashëm

    Zogaj i LDK’së: Po t’i kishim 48 deputetë, në dy javët e para do t’i krijonim institucionet

    Abdixhiku del në terren me Përparim Ramën: Punët do vazhdojnë, bllokuesit kanë kohë

    Selmanaj, Kurtit: S’ndërtohet ushtri me propagandë

    Të Fundit

    Iu dha lamtumira e fundit Valdrin Xhyliqi që humbi jetën në Itali

    Musliu i reagon deputetes së VV-së: Si asnjëherë më parë, në qeverinë KURTHI janë përndjekur pjestarët e UÇK-se dhe familjet e dëshmorëve

    Varroset i riu Driton Sadikaj, i cili vdiq në një aksident tragjik në Itali

    “Tentuan të na vrisnin”, De Biasi për skenat e frikshme të Beogradit: Patëm fat që…

    Shtatzënë? Kiara i përgjigjet hapur ndjekësit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.