Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajqinovci rendit “sukseset” e Qeverisë Kurti: Kosova po përparon me hapa të mëdhenj

    14/09/2024 21:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka renditur ato që ai i ka cilësuar si suksese të Qeverisë Kurti, në këto tri vite.

    Bajqinovci ka përmendur mbështetjen për qytetarë e biznese, e siç ka thënë ai janë shpërndarë rreth 1.2 miliardë euro tek bizneset dhe qytetarët.

    Kjo thotë ai ka ndodhur përmes masave të ndryshme, pa krijuar borxhe të reja. Bajqinovci ka përmendur edhe qeveritë e kaluara, duke thënë se borxhi për mallra dhe shërbime nga qeveritë e kaluara, i cili në vitin 2020 ishte 140 milionë euro, sot është ulur në vetëm 33 milionë.

    “Kosova po përparon me hapa të mëdhenj…”, ka shkruar ai ndër të tjera në fund të postimit.

    Postimi i plotë:

    Në këto tri vite e gjysmë qeverisje të kryeminstrit Kurti, kemi rishpërndarë rreth 1.2 miliardë euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të ndryshme, pa krijuar borxhe të reja. Borxhi për mallra dhe shërbime nga qeveritë e kaluara, i cili në vitin 2020 ishte 140 milionë euro, sot është ulur në vetëm 33 milionë.

    Kemi dyfishuar investimet e huaja direkte dhe eksportet, duke përmirësuar raportin eksport-import nga 1:9 në 1:6.
    – Çdo vit, mbi 30 mijë fermerë përfitojnë nga mbështetja jonë.
    – Mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore janë restauruar.
    – Subvencionimi i mbi 30 mijë familjeve e bizneseve për blerjen e pajisjeve efiçiente.
    -Gjatë dimrit 2023-2024, mbi 208 mijë familje kursimtare kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë
    Për dallim nga viti 2019, sot buxheti për shëndetësi është ngritur për mbi 100 milionë euro. Në vitin 2019, ishte 233 milionë euro.
    -Për vitin 2024, buxheti është 345,626,600.00 milionë euro pa llogaritur këtu kreditë dhe donacionet.
    -60 milionë euro (nga 24 milionë euro sa ishte para ardhjes sonë në qeveri) për listën e re të barnave esenciale dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna për sëmundje të rralla.
    – Mbi 10,200 bursa për student, prej tyre, mbi 5,170 Bursa Elitare
    – Mbi 4880 bursa për studentë në fushat STEM -shumica dërmuese prej tyre për vajza/gra
    – Mbi 80 bursa për studentë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Mbi 70 tjera për studentë me nevoja të veçanta. Dhe rreth 80 bursa për studentë të dalluar për studime jashtë vendit

    Kosova po përparon me hapa të mëdhenj dhe është e gatshme të mirëpresë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030!

    Artikuj të ngjashëm

    Mefi “thumbon” opozitën: Shumë prej jush do shihni Kuvendin vetëm me “dylbi” dhe nga televizori pas 9 shkurtit

    Bajqinovci: Ka rrezik të përsëritet Banjska, rreth 800 ushtarë po presin vendimin të hyjnë në Kosovë

    Bajqinovci me akuza për sistemin e drejtësisë, pas vrasjes në Prishtinë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.