sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajqinovci: Kosova të pranohet në shumë mekanizma ndërkombetarë, mbetemi partner i palëkundur i aleatëve tanë

    03/07/2021 12:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqonovci ka folur për  pjesëmarrjen në sesionin e Forumit Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë, i mbajtur në shtetin e Panamasë.

    Ai ka thënë se gjatë këtyre dy ditëve ka pasur privilegjin të shkëmbejë përvoja dhe ide, që edhe Kosova të faktorizohet në këtë drejtim, me ekspertizën që kemi filluar ta ndërtojmë për vitet në vazhdim.

    “Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë në botë, që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë për të rritur kuptimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara për kërcënimet e ndryshme globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpërlarjen e parasë, ndarjen e inteligjencës, 5G dhe tema të tjera të rëndësishme për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë. Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 parlamentarë dhe zyrtarë qeveritar të pranishëm që përfaqësojnë 96 vende”, ka shkruar mes tjerash ai.

    May be an image of 2 people, people standing and indoor

    Shkrimi i tij i plotë:

    Gjatë dy ditëve në sesionet e Forumit Parlamentar për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë i cili u organizua në shtetin e Panamasë, kemi takuar me dhjetëra zyrtarë të lartë nga mbarë globi, duke filluar nga  Presidenti i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Karaibeve, senatorin Z.Jorge Pizarro Soto, së bashku me ministrin e ambientit Liburn Aliu dhe ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama znj. Heroina Telaku, kemi takuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Panamasë Juan Manuel Pino,

    Deputetin e Bundestagut gjerman Andreas Schëarz, Senatorin amerikan Bill Cassidy, Presidentin e Forumit për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë dhe ish kongresmenin amerikan Robert Pittenger, Elías Castillo, Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Joseph Humire, drejtor ekzekutiv i qendrës për siguri dhe shoqëri të lirë dhe shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, dhe ekspertë në fushën e sigurisë.

    Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë në botë, që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë për të rritur kuptimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara për kërcënimet e ndryshme globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpërlarjen e parasë, ndarjen e inteligjencës, 5G dhe tema të tjera të rëndësishme për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë. Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 parlamentarë dhe zyrtarë qeveritar të pranishëm që përfaqësojnë 96 vende.

    Gjatë dy ditëve kam pasur privilegjin të shkëmbejë përvoja dhe ide, që edhe Kosova të faktorizohet në këtë drejtim, me ekspertizën që kemi filluar ta ndërtojmë për vitet në vazhdim.

    I nderuar për ftesën, dhe për interesimin e pjesëmarrësve në forum, për proceset e ndryshimet e rëndësishme që po kalon vendi ynë.

    Pata kënaqësinë ti njoftoj për progresin që ka filluar Kosova, kërkuam që Kosova të pranohet në shumë mekanizma ndërkombetarë, dhe i siguruam që mbetemi partner i palëkundur i aleatëve tanë, në ndërtimin dhe mbajtjen e sigurisë ndërkombëtare.

    Poashtu vizituam ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama ku u informuam nga Ambasadorja znj. Heroina Telaku për punën që po bëhet në senzibilizimin e shtetit të Kosovës në vendet Latino amerikane.

    Të Fundit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

    FBI bastis shtëpinë e presidentit Biden

    Vlera e koeficientit, reagon KPK: Pagat e prokurorëve janë ulur ndjeshëm, është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.