Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur të papranueshme djegien e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, që është pjesë trashëgimisë kulturore.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, deputeti Bajqinovci tha se “organet e ndjekjes duhet të mos kursehen në nxjerrjen para përgjegjësisë penale dhe ndëshkimin maskimal për këto zjarrëvënie që rrezikojnë gjurmët tona shekullore e përmbajtjet tona kulturore”.
Sipas tij “ata që nxiten nga tundimet që përmes shkatërrimit të aseteve të trashëgimisë kulturore të përfitojnë ekonomikisht në kurriz të vlerave, gabojnë rëndë”.