Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajqinovci: Asociacionin duhet ta dizajnojë Qeveria

    12/01/2024 08:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë se është më mirë të dizajnohet nga Qeveria e Kosovës.

    Deputeti i LVV-së ka theksuar se një ndërhyrje e Brukselit zyrtar në këtë çështje mund të prekë pjesë të Kushtetutës së Kosovës, andaj sipas tij, është më mirë të dizajnohet nga vendasit.

    “Unë mendoj që më së miri do të ishte që të dizajnohet nga vendorët në këtë rast nga Qeveria e Kosovës dhe jo të sillet Asociacion apo diçka tjetër e cila mund të prek ndoshta edhe pjesë të tjera të Kushtetutës së Kosovës siç ka pasur edhe më herët”, ka deklaruar Bajqinofci në Debat Plus.

    Ai nuk ka pohuar se është kundër draftit të propozuar nga evropianët, por ka theksuar se është për një dizajnim të Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

    Ai ka shtuar se nëse Brukseli thotë se kjo është një çështje e brendshme për Kosovën, atëherë duhet të lejohet Qeverisë së Kosovës të ketë një rol më të madh në procesin e dizajnimit të Asociacionit.

    “Jo nuk e thash këtë, por me vet faktin që Brukseli thotë se është çështja e juaja, është çështje e brendshme e Kosovës Asociacioni, atëherë të na lejohet që ne ta bëjmë vetë. Unë po flas atë që e kemi dëgjuar nga Brukseli, sepse Brukseli nuk po është i gatshëm ta detyrojë Serbinë t’i nënshkruar komplet dokumentin të cilin e kemi parë. Në rast se Asociacioni qenka problem i brendshëm atëherë t’i lejohet Qeverisë të Kosovës ta dizajnojë vetë”, ka deklaruar Bajqinovci.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajqinovci: Opozita do e kërkojë 2021-ën, do të jetë mirë nëse disa nga ta do të jenë në Kuvend

    Bajqinovci: Luftë e madhe është duke u bërë mes PDK-së dhe LDK-së, për vendin e dytë

    Bajçinovci nuk parashikon luftë: Problemi këtu është kush po lëshon pe

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.