LajmeZgjedhjet 2025

Bahtiri: PDK nuk po e gëlltit dot humbjen në Mitrovicë

Agim Bahtiri nga VV ka deklaruar se PDK nuk po mund ta përballoj humbjen në Mitrovicë.

Ai ka shtuar se zgjedhje do të ketë por pas 4 viteve, transmeton DMEOS.

“SHUMË ZHURMË PËR ASGJË!

Në Mitrovicë do të ketë zgjedhje lokale… por pas katër vitesh!
Deri atëherë, do të kalojnë mbi 200 ditë të diela.

Nga 33,375 fletëvotime të vlefshme, vetëm 32 kishin një gabim teknik të shtypshkronjës në numrat serik.
Prej tyre, 17 vota për PDK-në, 10 për VV-në, ndërsa 5 pa numër serik. CETIS dhe KQZ e kanë sqaruar qartë: asnjë manipulim, asnjë falsifikim, asnjë hile.

E megjithatë, për një gjë kaq të parëndësishme, për një defekt teknik të shtypshkronjës, u ngritën në këmbë disa “analistë”, që tentojnë të sulmojnë fizikisht nëpër studio e “kryeprokurorë” dhe “zyrtarë” që i thonë vetes të paanshëm.
E turpshme, e padinjitetshme dhe krejtësisht e paarsyeshme. Turp ju qoftë!

Por ja pse po bëjnë zhurmë:
PDK nuk po e gëlltit dot humbjen.
Frika e tyre nuk është nga rezultati, por nga drejtësia që po afrohet bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje në krye të Mitrovicës, sepse e dinë se tani do të dalë në dritë çdo aferë e çdo padrejtësi që kanë bërë për katër vite.

Mjaft me teatër, mjaft me viktimizim!
Mitrovica ka folur dhe zëri i saj është më i fortë se çdo pluhur i humbësve.
200 të diela do të kalojnë… por turpi i tyre do të mbetet gjatë.”, shkroi Bahtiri

Artikuj të ngjashëm

Back to top button