Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bahtiri: E kam lexuar draftin për Asociacionin, nuk do zbatohet asnjëherë

    30/11/2023 22:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se e ka lexuar draftstatutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe i njëjti sipas tij nuk do të zbatohet asnjëherë.

    Ai në RTV Dukagjini tha se Asociacionin e kërkuar nga evropianët nuk e zbaton as kryeministri Albin Kurti e as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    “E kam lexu draftin… çdo gjë që folët për të është i kotë. Mendoj që s’do zbatohet asnjëherë. Për arsye se nuk e bën as Albini as Vuçiqi. Janë do pika para se me ardhë te statuti apo drafti që duhet me u përpilu, duhet së pari Serbia t’i bëjë disa hapa dhe ajo nuk i bën”, tha ai.

    Tutje Bahtiri tha se Bashkimi Evropian nuk ka fuqi ta bind Serbinë për ta njohur shtetin e Kosovës, kjo sipas tij do të thotë se edhe marrëveshja eventuale do të dështojë.

    “Bashkësia ndërkombëtare sidomos BE, nuk ka fuqi për ta implementuar këtë marrëveshje. Po ju them se kam qenë në debat kam qenë në negociata dhe e kam parë fuqinë e BE-së për të vepruar kur është në fjalë Serbia. Është e pamundshme ta bindë Serinë për ta njohur Kosovën, ajo pikë nuk kalon, pa kalu ajo nuk bëhet asgjë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi thumbon Bahtirin me buzëqeshje: E voton edhe opozita, por i padobishëm për vendin

    Agim Bahtiri: Me mbështetjen e hekurt të kryeministrit Kurti, s’do të lejojmë kurrë ndarjen e Kosovës

    Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.