Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Krenar Xhaferi ka publikuar pamje nga punimet në rrugën në Mramor, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se kjo rrugë ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për banorët, pasi për 15 vjet nga dy korsi u ngushtua në një.
“Një veturë priste, tjetra kalonte, ndërsa rreziku ishte i pranishëm çdo ditë. E gjitha kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe komunikimit të mirëfilltë me banorët”, tha ai.
“Por tani, më në fund, këtij problemi i ka ardhur fundi – dhe për këtë jam jashtëzakonisht i lumtur”, shtoi 32-shi i LDK-së.
Postimi i plotë:
🏁 Rruga në Mramor ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për banorët. Për 15 vjet, nga dy korsi u ngushtua në një, duke e bërë qarkullimin kaotik dhe të pasigurt. Një veturë priste, tjetra kalonte, ndërsa rreziku ishte i pranishëm çdo ditë. E gjitha kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe komunikimit të mirëfilltë me banorët.
👷 Por tani, më në fund, këtij problemi i ka ardhur fundi – dhe për këtë jam jashtëzakonisht i lumtur!
🙏 Kur bashkohemi, pa parë llogot politike, kur e vëmë interesin e komunitetit mbi gjithçka, ne ja dalim! Edhe suksesi i Mramorit është dëshmi e kësaj force të përbashkët.
🚧 Ne nuk ndalemi – sepse kur jemi bashkë, mund të bëjmë ndryshimin e vërtetë!
🏁Nga projekti, në projekt!