Ekipi nga Kosova Bad News Eagles i’ Counter Strike Global Ofensive’ do të filloj sot ballafaqimet në turneun RMR, shkruan GazetaDemos.
Nga ora 14:00 të enjten, Bad News Eagles do të ndeshën me ekipin rus 1WIN të rankuar në vendin e 37 në ndeshjen hapëse të turneut RMR, e vlefshme për kualifikimet në turneun e Major që do të mbahet në Paris.
Bad News Eagles në këtë turne do të hyjnë të udhëhequr nga trajneri suedez Devilwallk.
Ndeshja mund të shikohet në platformën transmetuese online Twitch tek kanali i Xhocit, i cili është transmetuesi zyrtar i ndeshjeve të ekipit kosovar.