Sot (e premte) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballen me ekipin forZe në çerekfinale të ‘Upper Bracket’ në turneun e CS:GO – CCT Online Finals.
Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga ora 17:30 në formatin ‘Bo3’.
Favorit të ndeshjes janë ekipi shqiptar, të cilët edhe renditen më lart në ranglistën botërore të CS:GO se sa ekipi kundërshtar.
Në turneun CCT Online Finals janë duke garuar 16 skuadra, për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh.
Ndeshjen e parë Bad News Eagles e zhvilluan ndaj ekipit ex-Copenhagen Flames, të cilën e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Nëse ekipi shqiptar dalin fitues edhe në ndeshjen ndaj forZe, do të përballen me fituesin nga ndeshja NIP – Into the Breach, në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’.