Artem Kychko, ushtar ukrainas ka publikuar një fotografi së bashku me babain e tij, e që e veçanta e kësaj foto është se të dy janë të veshur me uniforma të ushtrisë së Ukrainës, shkruan GazetaDemos.
Kychko në mbishkrim të kësaj fotografie ka shkruar që prej ditësh janë duke luftuar që ta mbrojnë territorin ukrainas nga forcat pushtuese.
“Prej ditëve të para të luftës së bashku me babain e mbrojmë Ukrainën tonë nga Rusia, vetëm në njësi të ndryshme, gëzohem që e shoh”, ka shkruar ai.