sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Babai i varroset sot, Gjykata Speciale thotë se paneli do të vendosë nëse do ta lirojë Veselin

    07/07/2021 12:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fazli Veseli varroset sot në Mitrovicë. Djali i tij, Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me shumë gjasë nuk do të jetë prezent në varrim.

    Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, ka thënë paneli i gjykatës do të vendosë për këtë.

    “Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë Griep për Express.

    Familjarët e Veselit kanë thënë se ai u ka dhënë leje që t’i kryejnë edhe pa të procedurat mortore.

    Fazli Veseli prej muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Takimin e fundit me babanë, Kadri Veseli e pati në Spitalin e Mitrovicës në maj të këtij viti. Gjykata Speciale e liroi përkohësisht për ta bërë këtë vizitë.

    Me të mbërritur në Kosovë, Veseli kishte shkuar në spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

    Pas qëndrimit në Kosovë, ai ishte kthyer sërish në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet nën akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Fillon dëshminë dëshmitari i pestë, në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

    Mbrojtja e Veselit përfundon pyetjet për dëshmitarin e katërt

    Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit për të shtuar një dokument në listën e provave

    Të Fundit

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    REL: Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon më shumë përkrahje nga MINT

    ​Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë

    Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.