Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Babai i Triumf Rizës: Po ma vrasin djalin për së dyti

    07/05/2022 21:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Babai i Triumf Rizës, Shefet Riza ka thënë se gjyqësori po vret djalin e tij për të dytën herë. Ai është shprehur i dëshpëruar që tash e 15 vite, sistemi i drejtësisë nuk po nxjerr dënimin për vrasësit e birit të tij.

    Polici Triumf Riza ishte vrarë në vitin 2007.

    “Unë si prind i djalit tim të vrarë, nuk jam shumë i kënaqur me sistemin e drejtësisë dhe të them të vërtetën po më vjen sikur gjyqësia për së dyti po ma vret djalin. Po na vjen shumë rëndë kjo që ende nuk ka një aktgjykim përfundimtar. Kësaj nuk ia di kush skajin kur mundet me marrë, për shkak se mbrojtësit e palës së akuzuar kanë të drejtë me ligj të ankohen vazhdimisht. Kështu që, më të vërtetë po zgjat. Është një proces që ka zgjatë shumë dhe kur ky proces zgjat kaq shumë, për një polic të vrarë elitar, atëherë nuk e kuptoj me rastet tjera sa zgjasin e qysh zgjasin. Nuk është veç rasti im, po vrasjet e rënda, krimet e rënda duhet shumë më shpejt të zgjidhen”, tha ai në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

    Për Rizën, është e pakuptimtë se pse procesi gjyqësor i vrasjes së djalit të tij po zvarritet dhe nuk po merret një vendim përfundimtar. Si kryerës i kësaj vrasje është shpallur fajtor Arben Berisha, i cili për vrasjen e policit është dënuar me 35 vjet burgim, dënim i cili është bërë i formës së prerë. Mirëpo, Berisha nuk ishte personi i vetëm i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Rizës. Pak vite më vonë ishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Enver Sekiraqës, i cili dyshohet se ka shtyrë të dënuarin Berisha në vrasje të policit.

    Artikuj të ngjashëm

    Sekiraqa në Hagë trondit familjen e Triumf Rizës

    I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

    Aktakuzë ndaj Ilir Avdullahut për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

    Të Fundit

    Paniku për bombë te hoteli në qendër të Tiranës, polica: Alarm fals

    Trump komenton incidentin e Macronit me gruan e tij, i ‘jep këshilla’ presidentit francez: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur

    Deputeti Kraki thotë se është specialist i old timer-ave, jep “një informatë që pak kush e di”: Vetura ime s’ka rrip sigurie

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.