Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Babai i Astrit Deharit shpërndan një postim ku kritikohet kryeministri Kurti

    16/09/2023 11:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka shpërndarë një status ku kritikohet kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

    Në profilin e tij në Facebook”, deputeti Dehari ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel.

    Në statusin e tij, Selimi ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave.

    Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur të shkojë fare në këtë takim.

    Selimi e ka porositur kryeministrin që të mendon pak edhe për Kosovën.

    “Bravo kryeministër! Ja paske ftofë Vuqiçit, Europës dhe gjithë botës! Por, kjo e konstruktivitetit, disi nuk po më pëlqen! Don të thush se paska pas raste edhe kur nuk ke qenë konstruktiv, a?! Jo, këtë nuk e besoj! Madje, as kur e thua Ti, as me shkrim, as me gojë! Por, ndoshta të kish ra edhe më mirë se me qenë konstruktiv, me e dëgju Bislimin e mos me shku fare në këtë format takimesh pa t’i hequr masat sanksionuese BE-ja?! Në diplomaci, nuk mjafton të kesh të drejtë, as të jesh konstruktiv me raste, por të dish kur dhe çfarë duhet të bësh, jo vetëm në të mirën e përfitimit mbisundues, primitivisht të ‘admirueshëm’ nga analfabetët funksionalë, por edhe për Kosovën me mendu pak! Mjafton që Ti e ke njoftë de facto dhe shteti po funksionon!”, ka shkruar Selimi.

    Në pjesën e fundit të statusit, ai i thotë Kurtit që të punojë e të mos shet p****a të ftohta.

    “Vuqiçi mos ta njeh kurrë, s’na bëhet vonë! Pastaj, opozitarët e sotëm, ani se e kanë bërë shtetin, ata nuk janë shteti gjithmonë, kështuqë lufta me opozitën është punë sizifi, që po e vuan gjithë Kosova mbi kurriz, kur pushteti nuk bënë tjetër gjë! Edhe inferioriteti mos të mundon se shteti i Kosovës është bërë njëherë dhe nuk bëhet më! Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do”, ka shkruar Selimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.