Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është gëzuar vendimit të ri të qeverisë për ta rritur pagën minimale në 350 euro.
Bajqinovci e ka quajtur arritje të madhe vendimin e ri të qeverisë, teksa nuk ka ngurruar “të humboj” kundërshtarët e qeverisë.
“Qeveria Kurti ka marrë një vendim të rëndësishëm duke rritur pagën minimale në 350 euro në muaj. Kjo është një arritje e madhe që tregon përkushtimin për të përmirësuar jetesën e punëtorëve tanë. Nuk do të ketë më punëtorë që paguhen vetëm 250 euro në muaj për punë të rëndësishme si siguria dhe pastrimi në institucione publike e private.
Ky vendim zvoglon pabarazin sociale, ekonomike në vendin tonë. Tani, më shumë familje do të kenë mundësinë të jetojnë me dinjitet dhe të kontribuojnë në ekonominë tonë.
Tash priti opozitën, sindikatat dhe odat ekonomike kur dalin kundër, jo nuk jemi konsultu andej këndej, veç pse Albin Kurti e ka rritur pagën minimale”, thuhet në postimin e Bajqinovcit.