Visar Azemi nga LDK-ja është shprehur i prerë se ky subjekt politik nuk qeverisë bashkë me LVV-në
Azemi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qeverisja me VV-në do të ishte afatshkurtër dhe e paqëndrueshme.
”Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e qeverisjes vetëm kur ta udhëheqë atë – qoftë tani apo në të ardhmen, kjo nuk ka rëndësi”, ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:
Qëndrimet tona mbeten të pandryshuara, ashtu si para zgjedhjeve. Nuk bashkëpunojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky nuk është një qëndrim i ri, por një parim i qartë dhe i palëkundur.
Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e qeverisjes vetëm kur ta udhëheqë atë – qoftë tani apo në të ardhmen, kjo nuk ka rëndësi.
Tani rrespektojmë të drejtën e të parit në zgjedhje dhe kërkojmë nga ta që pa vonesë të formojnë qeverinë. Përpjekjet për të kërkuar fajtorë diku tjetër janë të kota. Ngritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ndalni dot.