Egzon Azemi asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, ka shkruar në lidhje me marrëveshjet sipas tij të dëmshme që kanë nënshkruar, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Siç duket, deklaratat e fundit në lidhje me rrespektimin e të gjitha marrëveshjeve, e sidomos hapja e temës së Asociacionit, i ka shqetësuar aktivistët e VV-së.
Në këtë kontekst, asambleisti i VV-së, Azemi, ka akuzuar ish udhëheqësit Thaçi e Mustafa për nënshkrime të dëmshme, duke shtuar se me këto pasoja po përballe qeveria e Kurtit.
Statusi i plotë i tij:
Hashim Thaçi e Isa Mustafa ishin e janë përgjegjësit për nënshkrimet e dëmshme në kurriz të Kosovës.
E sot me këto pasoja duhet të përballet edhe Qeveria Kurti. Pastaj disa hipokrit thonë na lodhët me këto deklarata qe 20 vjet?
Se kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë sa e rëndësishme është historia në politikë!