Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook.
Ai e ka postuar një fotografi ku shihen disa helikopterë, e duke pretenduar se ajo është bërë gjatë ushtrimeve të rejat e të rinjtë ushtarakë të Kosovës.
“Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që i dalin zot Republikës”.
“Çdo pëllëmbë e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurt se kurrë”, shkroi Azemi.
Por, gafa e Azemit është në fotografi, e cila me një kërkim në “Google” del që ajo është bërë në maj të vitit 2020, afër Ansbach të Gjermanisë, e jo në Kosovë siç pretendon ai.