Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e radhës për rastin “Toka1”.
Në këtë seancë, i pandehuri, Azem Syla u shpall i pafajshëm pas tetë vitesh.
Azem Syla akuzohej nga Prokuroria se si grup i organizuar kriminal kishin bashkëpunuar mes vete me qëllim që përmes falsifikimit të vendimeve dhe dokumenteve zyrtare t’i privonin Kosovës disa prona shoqërore.