Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avokati ngre alarmin: Specialja po rrezikon të drejtat kushtetuese të Kadri Veselit

    03/08/2022 12:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një protokoll i çuditshëm për kontaktin me dëshmitarë që u miratua para pak ditësh nga gjyqtari paraprak në Gjykatën Speciale ka ngritur shqetësimin serioz të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

    Ky i fundit, në një parashtresë të dërguar para disa ditësh në Gjykatë, ka ngritur alarmin se rregullativat e vendosura nga gjyqtari me kërkesë të Prokurorisë, mund të përbëjnë shkelje të rëndë ndaj të drejtave të Veselit në gjykim.

    “Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se të gjitha çështjet e propozuara ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e procedurës, duke cenuar potencialisht të drejtën e z. Veseli për një gjykim të drejtë siç mbrohet nga Kushtetuta dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në parashtresën e Emmerson.

    Për më tepër, Emmerson ka ilustruar se si me vendimin për kontaktin me dëshmitarë, është thyer edhe parimi bazë për “barazinë e armëve” në një process gjyqësor.

    Avokati britanik ka theksuar se si Gjykata i ka dhënë të drejtë prokurorisë në kërkesën e saj që mbrojtjes t’i mohohet liria në zgjedhjen e metodologjisë së kontaktimit dhe intervistimit të dëshmitarëve, ku përshihen takimet jo zyrtare dhe jo të regjistruara.

    “Nga parashtresat e Mbrojtjes është e qartë se e drejta për barazinë e armëve do të cenohej duke i mohuar Mbrojtjes të njëjtën “liri në zgjedhjen e metodologjisë së kontaktimit dhe intervistimit të dëshmitarëve, e cila përfshinte takime jozyrtare dhe jo të regjistruara”. Më tej, në vend që të tregohej çdo “shqetësim hipotetik”, mbrojtja iu referua rasteve specifike dhe objektive të cilat do t’i siguronin SPO-së një avantazh taktik të padrejtë”

    Emmerson ka theksuar se me vendimin e marrë nga gjyqtari paraprak, Prokuroria do të jetë e informuar për çdo hap të fshehtë të avokatëve, përfshirë atë se cilët dëshmitarë i ka mbrojtja në prioritet, si dhe do t’i jepej njohuri prokurorisë për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe linjat e mundshme të marrjes në pyetje shumë përpara gjykimit.

    Kujtojmë se prokuroria kishte kërkuar që të ketë qasje në secilën intervistë, të dëshmitarëve, teksa Gjykata e kishte pranuar të njëjtën.

    Gjithsesi, gjykatësi kishte vendosur si kusht që ZPS-ja t’i drejtohet trupit gjykues mekërkesë për të marrë pjesë në ato intervista.

    Edhe pse në parashtrime përmendet “pala thirrëse” dhe “pala kundërshtare”, te çështja e intervistimit të dëshmitarëve kjo vlen më së shumti për mbrojtjen. Pasi, Prokuroria veç se ka përfunduar pjesën më të madhe të intervistave me dëshmitarët. 

    DOKUMENTI I PLOTË:

    Corrected Version of Veseli Defence Request for Leave to Appeal Decision on Framework for the Handling of Confidential Information and Contacts with Witnesses (F00854) (F00887, dated 18 July 2022)

    Artikuj të ngjashëm

    Aksioni i policisë në Banjskë në dokumentin e Veselit, mbrojtja e shfrytëzoi për të kërkuar lirim të përkohshëm

    Avokati i njërit nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Klienti im ka alibi, thotë se ka qenë me të fejuarën

    Haga nuk e lejon nipin që ta takojë Rexhep Selimin

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.