Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avokati Musa: Arrestimi i Radoiçiqit është “hajgare”

    04/10/2023 20:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati, Skender Musa vlerëson se arrestimi i Millan Radoiçiqit është politik dhe është bërë me qëllim që të shfajësojë Serbinë, se kinse nuk ka qenë e përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Musa thotë se arrestimi i Radoiçiqit është “hajgare” dhe përpjekje për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtare.

    “Dhe nuk është pritë që atij t’i caktohet ndonjë masë e paraburgimit apo diçka tjetër, sepse kjo është bërë thjesht për qëllime politike, për ta amnistuar në njëfarë forme Serbinë apo presidentin e Serbisë, shefin e sigurimit shtetëror të Serbisë, se kinse ata nuk kanë qenë të përfshirë në sulmin terrorist, dhe qëllimi ka qenë të përjashtohet Serbia para faktorit ndërkombëtar se ka qenë vetë ajo që e ka përgatitur këtë sulm terrorist me Radoiçiqin. Dhe në fakt nuk është befasues, kjo ka qenë një hajgare dhe një përpjekje për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtare, sidomos vendet e Quint-it”, deklaroi ai në Tëvë 1.

    Sipas tij, nëse Serbia do të ishte e interesuar për ta zbardhur këtë çështje, pas arrestimit, do t’ia dorëzonte Radoiçiqin autoriteteve të Kosovës.

    Gjykata e Lartë e Serbisë të mërkurën ka liruar Milan Radoiçiqin një ditë pasi e arrestoi. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

    Ai po ashtu është i detyruar që me data 1 dhe 15 të çdo muaji të paraqitet para një stacioni policor në Beograd.

    Artikuj të ngjashëm

    Avokati Skender Musa: Naim Murseli mund të jetë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi

    Avokati Musa: Veprat e krimeve të luftës nuk parashkruhen përderisa individi është gjallë

    Avokati Musa: E panevojshme të mbahen të mbyllura seancat në Gjykatën Speciale

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.