Vazhdon edhe më tutje të komentohet çështja e aktivistes Zana Avdiu.
Një postim ku kritikoi gjesti i Granit Xhakës në ndeshjen me Serbinë, u bë “sebep” që Avdiu t’i pranojë mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese.
Këtë e konfirmoi edhe avokati i saj, Arianit Koci. Ky i fundit në Pressing tha se ka pasë edhe në të kaluarën çështje ku për bazë kishin kërcënime, por asnjëri prej tyre nuk ishte si ky i Zana Avdiut.
Veç kësaj, ai i lexoi edhe disa prej mesazheve që e njëjta i ka pranuar, ndërsa kishte të atillë edhe me dhunim.