Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avokati i Thaçit: Prokuroria u vendosi masa mbrojtëse edhe gjeneralëve britanikë

    22/02/2022 16:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Gjykatën Speciale po mbahet seancë në rastin e krerëve të UÇK-së.

    Aty po mbahet seancë dëgjimore në lidhje me intervistimin e dëshmitarëve.

    Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se mbrojtjes duhet t’i lejohet qasje pa kufizime tek intervistimi i dëshmitarve, pasi që në situatën aktuale dhe me masat mbrojtëse të propozuara nga Prokuroria, nuk ka baraza të palëve.

    “Nuk ka barazi të palëve. Flasim për një gjykatë që është e Kosovës dhe dispozitat që duhet të ndiqen. Kjo është shumë e qartë në kuadrin e kësaj gjykate. Procesi gjyqësor kërkon që mbrojtja të përfshihet në të gjithë gamën e shërbimeve. Pra mbrojtja duhet të sigurojë pa kufizime mbrojtjen e një personi, mbrojtjen e provave, përgatitjen për marrjen në pyetje. Gjykata Evropiane për të Drejtat e njeriut thotë se marrja në pyetje duhet bërë pa kufizime, ndërkaq që ndryshe vepron Prokuroria e Specializuar”, tha Keohe.

    Ai tha se 157 dëshmitarë të ZPS-së kanë masa mbrojtëse.

    “Dëshmitarët në listën e dëshmitarëve nuk janë dëshmitarë në listën e ZPS-së. Pikë. Janë dëshmitarë, që duhen marrë në pyetje nga të gjitha palët. Kjo është një shtesë paligjshmërie. Kemi 326 dëshmitarë, pothuajse 50% kanë masa mbrojtëse. Pra 157 dëshmitarë nga 326 kanë masa të tilla”, tha ai.

    Tutje, ai tha se absurditeti qëndron se ZPS ka kërkuar masa mbrojtëse edhe për zyrtarë qeveritarë, ndërkombëtarë, si dhe oficerë ushtarakë.

    “Kemi këto masa mbrojtëse tani që flasim dhe ZPS duhet ta zgjerojë fushën e veprimit të tyre dhe të vendos kufizime për protokollin për zyrtarë qeveritarë, ndërkombëtarë, oficerë ushtarakë, oficerë e gjeneralë që kanë dalë në pension. Janë nën masat mbrojtëse të ZPS-së. Kam lexuar dëshminë e një dëshmitari që përfaqësohej nga një avokat i zoti në Britani. Pra, nga të gjithë këto persona ZPS po do të përjashtojë mbrojtjen që të bëj intervistimin e tyre. ZPS thotë se kërkon që të shmang ritraumatizimin e viktimave. A po e thotë me seriozitet ZPS se gjeneralëve duhet t’ua mbrojë anën psikologjike? Sigurisht që jo”, tha Keohe.

    Artikuj të ngjashëm

    “Nëse nënshkruaj, më vrasin”, avokati tregon për “kërcënimet” që Thaçi i merrte në Rambuje

    Avokati i Thaçit para Prokurorisë, përmend të gjitha masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë

    Avokati i Thaçit indinjohet me Prokurorinë: Po tjerrin kontrollimet e materialeve, s’janë vigjilentë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.