Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka bërë të ditur se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social ‘X’.
Stojkoviq ka thënë se në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, do të kenë mundësi ta arrestojnë atë, sikurse politikanin serb Nikolla Sanduloviqin.
“Në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësinë të më arrestojë mua, si dhe Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari”, ka shkruar avokati serb.
Stojkoviq gjatë ditës së djeshme vendosi lule në varrezat e familjes Jashari.