sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avokati i Popullit ka pranuar mbi 50 ankesa kundër Ligjit të ri të pagave

    16/03/2023 08:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Për Ligjin e ri Pagave ka pakënaqësi në sektorin publik. Në Institucionin e Avokatit të Popullit thonë se kanë pranuar ankesa të shumta.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Qollaku. Ai thotë se ankesat janë të pranueshme dhe se janë duke e analizuar ligjin dhe brenda afatit ligjor, që është brenda gjashtë (6) muajve, do të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje. Qollaku tutje tha se QKUK-ja prin me ankesa lidhur me Ligjin e ri të Pagave.

    “Prej QKUK-së janë disa ankesa nga sektori i inxhinierëve që punojnë brenda në spital. Pastaj kemi ankesë nga stomatologët, nga ekipi për kontroll dhe parandalim të infeksioneve spitalore, pastaj ankesë nga Shoqata e instrumentaleve dhe grupi i fizioterapeutëve ku të gjithë këta kanë ankesa lidhur me koeficientin për ulje të pagave”, ka thënë Qollaku.

    Që ka pakënaqësi për Ligjin e ri të Pagave e konfirmojnë edhe nga zyra për informim e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Në një përgjigje për Radio Kosovën, nga kjo zyre kanë thënë se kanë krijuar një komision të brendshëm i cili është duke analizuar koeficientet për secilën pozitë,RTK.

    “Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ju konfirmon se për shkak të pakënaqësive të shfaqura dhe kategorizimeve që janë bërë bazuar në Ligjin e ri për Paga, ka formuar një komision të brendshëm e i cili është duke analizuar koeficientet për secilën pozitë. Të gjitha pakënaqësitë e bazuara do të shprehen me shkrim dhe do të dërgohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme’, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

    Pakënaqësi me Ligjin e ri te Pagave kanë shprehur edhe mjekët lidhur me pagesën e kujdestarive. Oda e Mjekëve të Kosovës e vlerëson se mos definimi i qartë i pagesës së kujdestarive do të ndikojë drejtpërsëdrejti në salla operative. Në këtë rast sipas tyre, nëse kujdestaritë e mjekëve do t’u kompensohen atyre me ditë pushimi, kjo do të bëjë që të dështojnë shumë programe operative.

    Artikuj të ngjashëm

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.