Avokati mbrojtës i Aurona Pelajt, të dyshuarës për sulmin ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë, Veton Berisha e ka mohuar që klientja e tij të jetë larguar nga Kosova.
Në një prononcim për Insajderin, Berisha tha se Aurona Pelaj s’ka asnjë mundësi që të ik nga vendi dhe se aktualisht është në shtëpinë e saj.
“Jo, nuk qëndron një deklaratë e tillë. Nuk ka asnjë mundësi me ik, ajo është në shtëpi të vetë”, tha Berisha.