Të premtën u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aty morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Aty ishte edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Prania e saj aty nuk po i duket korrekte përfaqësuesit juridik të kryetarit aktual të Gjakovës, Ardian Gjini. Meshari Selimaj po thotë se prania e Kusari-Lilat në ata përurim është tendencë për ndikim tek një rast që kanë në trajtim Gjykata për Kryetarin dhe ish-kryetaren e Gjakovës.
Marrja pjese e nje shefeje te nje grupi paralamentar, ne rastin konkret e znj. Mimoza Kusari – Lila, ne delegacionin per inagurimin e objektit te ri te Gjykates Themelore ne Gjakove – e cila eshte subjekt i procedures civile per shpifje dhe fyerje ne kete gjykate si paditese kunder te paditurit Ardian Gjini (e edhe shume rasteve tjera ne kete gjykate te cilat po zhvillohen momentalisht), dhe e cila çeshtje zhvillohet nga viti 2017 dhe ku shpresojme qe se shpejti te merret vendimi meritor per kete çeshtje pasi ka perfunduar edhe fjala perfundimtare e paleve, per ne si pale ndergjygjese eshte e papranushme dhe perben tendence per te ndikuar ne vendimarrje dhe cenim te pavaresise se gjyqesorit”, ka shkruar avokati, Meshari Selimaj.
Gjithsesi ai shpreson që Gjykata do të jetë e drejtë në marrjën e vendimit.
“Perkunder kesaj, ne vazhdojme te besojme se gjykata do te merr nje vendim te paanshem, objektiv, te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj ne lidhje me kete ceshtje juridiko-civile, anipse situata e paraqitur si ne keto pamje perben shqetesim te madh per mua si pale ne procedure dhe avokat i kryetarit te komunes se Gjakoves Ardian Gjini”, shkroi Selimaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Marrja pjese e nje shefeje te nje grupi paralamentar, ne rastin konkret e znj. Mimoza Kusari – Lila, ne delegacionin per inagurimin e objektit te ri te Gjykates Themelore ne Gjakove – e cila eshte subjekt i procedures civile per shpifje dhe fyerje ne kete gjykate si paditese kunder te paditurit Ardian Gjini ( e edhe shume rasteve tjera ne kete gjykate te cilat po zhvillohen momentalisht ku aktere eshte ajo) , dhe e cila çeshtje zhvillohet nga viti 2017 dhe ku shpresojme qe se shpejti te merret vendimi meritor per kete çeshtje pasi ka perfunduar edhe fjala perfundimtare e paleve, per ne si pale ndergjygjese eshte e papranushme dhe perben tendence per te ndikuar ne vendimarrje dhe cenim te pavaresise se gjyqesorit.
Perkunder kesaj, ne vazhdojme te besojme se gjykata do te merr nje vendim te paanshem, objektiv, te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj ne lidhje me kete ceshtje juridiko-civile, anipse situata e paraqitur si ne keto pamje perben shqetesim te madh per mua si pale ne procedure dhe avokat i kryetarit te komunes se Gjakoves Ardian Gjini.