Një ngjarje e tmerrshme që ndodhi në gjysmëfinalen e edicionit të 4-të të BBVA, ngjalli reagime të ashpra në opinion.
Një nga banorët, Jozefin Marku- Jozi, e ka goditur brutalisht në fytyrë Besart Kelmendin, e njohur si Gjesti.
Menjëherë “Jozi” u prangos nga policia.
Avokati Gazmend Halilaj, tha se Jozi mund të dënohet deri në 10 vjet burgim varësisht nëse rasti ka të bëjë me vepër “Lëndime i rëndë trupor”.
“Mirëpo kjo duhet të shtrohet edhe në një dimension tjetër, sepse kemi të bëjmë me një veprim jonjerëzor, johuman, dhe kemi të bëjmë me një veprim të ndodhur në publik, tejet poshtërues dhe denigrues”, deklaroi avokati në Klan Kosova.
Ai tutje u shpreh se kjo ngjarje Gjestit mund t’i shkaktojë edhe një denigrim moral tërë jetën, pasi ngjarja ka ndodhur në një televizion dhe ngjarje ku shikueshmëria ka qenë ndoshta milionëshe.