Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avokati Arifi: KQZ-ja s’ka mandat që ta shqyrtojë peticionin për largimin e kryetarëve në veri

    06/12/2023 18:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokati Qëndrim Arifi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht nuk ka mandat ligjor për ta shqyrtuar peticionin e qytetarëve në veri të vendit për t’i larguar katër kryetarët e komunave atje.

    Ai tha se nëse rrugës bëhet ndonjë ndryshim, mundet që në proces të futet ndonjë ndryshim i ligjit apo ndonjë rregullore e brendshme e KQZ-së që mundohet t’i jep vetes mandat që ta menaxhojë këtë proces.

    “Si do të numërohen ato nënshkrime, cilat janë mekanizmat që ato nënshkrime janë të sakta dhe janë prej personave që janë nënshkruar atje. Nuk ka askush mandat sepse s’ka dispozita ligjore. Ish dashur që Ligji për Zgjedhje Lokale paralelisht me këtë Udhëzim Administrativ të pësojë një ndryshim, respektivisht të shtohet edhe pjesa se si do të sillet KQZ-ja, cilat janë mekanizmat e vërtetësisë së nënshkrimeve të qytetarëve në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje komplet ligjore këtij procesi”, tha Arifi në Klan Kosova.

    Tutje, Arifi tha se në këto rrethana, për sa i përket organizimit të peticionit, problemi është politik pasi është përzier me çështjen ligjore.

    “Pra, kur mungon vullneti, atëherë verbëria është prezente në këto dispozita. Mendoj që këtu kemi mungesë të vullnetit që në këto komuna të organizohet peticioni. Po të ishte ky vullnet, s’do të ishte shumë e vështirë që duhet të kemi edhe ndryshime të tjera e jo vetëm me një Udhëzim Administrativ”, tha ai.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.