Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se në çdo shtet pakicat kanë kërkesa për respektim të ligjit dhe për drejta më të mëdha.
Sipas tij, “vetëm Lista Serbe e Vuçiqit, bën kërkesa kundër ligjshmërisë e për lulëzim të krimit përmes barrikadave”,
Ai u shpreh se kërkesa për tërheqjen e policisë nga veriu, është kërkesë për lëshim të vendit që të sundojnë grupet kriminale.
Së dyti, ai shkroi në Facebook se kërkesa për lëshimin e të arrestuarve për krim e sulme, “flet që Vuçiqi me falangat e tij në veri, e dinë paraprakisht nëse dikush shkel ligjin, pastaj bëjnë avokatin, bëjnë hetimin , e në fund edhe gjykatësin duke shpallur Pantiqin me shokë të pafajshëm”.
“Dmth Vuçiqit dhe kriminelëve rreth tij, në BG e veri, pengesën më të madhe e kanë ligjshmërinë dhe rregullin demokratik për të gjithë, asnjëherë drejtat e pakicës Serbe. #KOSOVA #shtetligjor për të gjithë”, përfundoi Avdyli.