Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka sulmuar ashpër dy partitë opozitare, PDK-në e LDK-në.
Sipas Avdylit, këto dy partië nuk e kanë problem që të pranojnë që Serbia të lëshojë targa serbe edhe 20 vite të tjera vetëm për të ardhur në pushteti.
“Fatkeqësisht ka politikanë opozitar që pa problem edhe 20 vite tjera, do pranonin që Serbia të lëshoi targa për qytetet Kosovare, me stemë të Serbisë, veq të vinin në pushtet. Si duket pushteti për ta nuk e ka kuptimin që të bëhet SHTETI SHTET por të ketë RIMËKËMBJE të xhepave të tyre përmes tenderave.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij: