Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Arbër Avdyli e ka komentuar organizimin e përbashkët të Europianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Avdyli tha se kjo ka qenë thikë në shpinë kundër Kosovës.
“Kategorikisht kam qenë kundër. Ka qenë thikë në shpinë kundër Kosovës. T’ia dërgojmë disa topa të larë me gjak. Ku mbetet tash ajo fjala ne jemi një. Materialja po del para nacionales. Ne ende i kemi plagët e hapura me Serbinë”, tha Avdyli.