Influencerja dhe analistja dhe aktivistja e njohur Zana Avdiu, thotë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë të papranueshme. Në emisionin e debatit të televizionit 7, ajo përmendi rastet kur VV kishte linçuar policine e Kosovës.
‘Më kujtohet rasti me dy policë në veri që u patën shtri për toke, çfarë gjuhe patën përdorë sidomos partia që është në pushtet [VV], si dhe fjalori i tyre: hajt shkoni në veri atje iu kallxojnë’, ka rikujtuar Avdiu.
Ajo veç tjerash – në debatin ku po tematizohet dhuna ndaj Policisë së Kosovës, kritikoi Kurtin dhe Sveçlën që nuk i kanë vizituar ende policët e plagosur.