Analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu ka thënë se Kosova pa ShBA-të dhe BE-në, nuk mund të përmbyllë asnjë proces si duhet.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Avdiu ka thënë se “thirrjet për ta dërguar në shtëpi ambasadorin francez, linçimet për zyrtarët evropianë, duhet të marrin fund”.
“Uroj qe situata e krijume ne veri, tu jep mend, dhe ta dini qe nuk veprohet krye ne veti. Kosova pa Ameriken dhe BE, nuk mundet me permbylle si duhet, asnje proces. E ato thirrjet me ia cu ambasadorin ne shpi Frances, lincimet per zyrtaret e larte te BE, te marrin fund njehere e pergjithnone. Hiqni dore prej andrrave, e kthejuni realitetit.” – ka shkruar ajo.