Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AUV reagon pasi në Shqipëri u shfaq rasti i parë me gripin e shpendëve

    04/03/2025 17:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV), ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla nga zona e Durrësit të Shqipërisë, pasi atje u konfirmua rasti i parë me gripin e shpendëve, i njohur si H5N1.

    AUV thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të Shqipërisë për të marrë informacione të përditësuara mbi situatën zoonotike lidhur me prezencën e gripit të shpendëve, nëntipi H5N1.

    Aktualisht, një fermë në afërsi të Durrësit është identifikuar si e prekur nga kjo sëmundje.

    “Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, AUV ka vendosur masa të menjëhershme të kontrollit kufitar. Inspektorët veterinarë kufitarë janë urdhëruar të kryejnë kontrolle të detajuara mbi ngarkesat me produkte ushqimore me origjinë shtazore, si dhe mbi kafshët apo shpendët e gjalla, duke zbatuar në përpikëri procedurat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes në vendin tonë”.

    “Për momentin, situata e gripit të shpendëve mbetet e kufizuar në një fermë të izoluar, ndërsa autoritetet shqiptare kanë marrë masa të menjëhershme për izolimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit të brendshëm. Nuk është vlerësuar e nevojshme vendosja e masave kufizuese për importin e përgjithshëm, pasi Kosova nuk ka import të shpendëve të gjalla nga kjo zonë. Aktualisht, rreziku i përhapjes së gripit H5N1 përmes importit mbetet i ulët. Megjithatë, AUV është në gjendje gatishmërie dhe do të përshtatë masat sipas zhvillimit të situatës”, tha AUV në një njoftim për media.

    Konfirmohet gripi i shpendëve në Shqipëri, një fermë në karantinë, ndalohen vezët e mishi i saj

    Agjencia tha se fermerët që mbajnë shpendë duhet të zbatojnë menjëherë masat e biosigurisë në fermat e tyre për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve (Avian Influenza).

    Përmes shoqatave përkatëse, AUV tha se të gjithë fermerët komercialë janë njoftuar për masat mbrojtëse të biosigurisë, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e shpendëve të tyre.

    Sipas kësaj agjencie, aktivizimi i sistemit të vetëkontrollit dhe zbatimi i masave të biosigurisë në fermë janë mënyrat më efikase për të përballuar këtë sëmundje.

    Gripi i shpendëve përhapet kryesisht nga shpendët shtegtarë, çka e bën sfidues parandalimin e tij për çdo vend. Prandaj, bashkëpunimi i fermerëve dhe zbatimi i masave të duhura është vendimtar për mbrojtjen e fermave dhe të sektorit të shpendarisë në vend.

    Artikuj të ngjashëm

    AUV: Ndalohet importimi i deleve dhe i dhive nga Shqipëria

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokat Çerkini

    Të Fundit

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.