Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AUV: Krimbi që u gjet në gjellën e studentëve, nuk ka dalë nga kuzhina e mensës

    21/03/2023 17:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mensa e Studentëve në Prishtinë, është vendi ku çdo ditë ushqehen mijëra studentë dy herë në ditë. E mbrëmë u raportua për disa ankesa në mënyrën e përgatitjes së ushqimit.

    Organizata studentore Studim Kritikë Veprim publikoi një fotografi ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.

    Lidhur me këtë rast, sot Inspektorati sanitar i AUV-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha inspektimet.

    Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë për Gazetën Demos se nga inspektimet e detajuara është konstatuar se krimbi nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit.

    “Pas raportimit në media për prezencën e një krimbi në gjellën e studentëve që shërbehet në Mensën e Studentëve, Inspektorati sanitar ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer inspektim të detajuar për të vërtetuar dyshimet e supozuara sesi ka ardh deri te prezenca e krimbit në gjellë.

    Ekipi inspektues sanitar i AUV-it pas kontrollit të të gjitha hapësirave nga depo ruajtëse e produkteve deri te hapësirat e gatimit dhe mjetet e kuzhinës, u konstatua se gjella zihet në temperaturë 300 gradë celsius, nivel ky i temperaturës i cili po të ishte ndonjë krimb brenda do ta shkatërronte (shpërbënte ) larvën. Andaj u konstatua se ky krimb nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit”, ka thënë Thaçi.

    Ai më tej ka shtuar se në aspektin teknik higjenik sanitar, kushtet ishin të mira dhe se të gjitha pajisjet janë nga materiali “Inox” lehtë i pashterueshëm.

    “Inspektorët ushtruan kontrolle fizike përmes llupës në gjellët që ishin prezent në linjën e servimit dhe nuk u has asnjë agjent i jashtëm i cili nuk duhet të jetë aty. Po ashtu janë kontrolluar edhe mostrat e datës në të cilën dyshohet se është servuar produkti ku ka qëlluar krimbi. Të gjitha mostrat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim fizik organoliptik”, tha Thaçi për Gazetën Demos.

    Thaçi theksoi se inspektorati sanitar nuk mund ta vërtetojë sesi ka ardhur krimbi në hapësirat e servimit.

    “Në aspektin e sigurisë ushqimore hapësirat e Mensës së Studentëve i plotësojnë të gjitha standardet. Mensa i nënshtrohet kontrolleve të rregullta nga ana e AUV-it”, u shpreh Thaçi.

    Gazeta Demos sot ka kontaktuar edhe me drejtorin e Mensës, Fahri Osmani. Ai ka deklaruar se kanë arritur në një konkludim që krimbi ka mundur të rrjedhë nga mollët që u janë shërbyer studentëve në menynë e darkës.

    “Mbrëmë në vaktin e darkës ka pas një raportim në media që studentët kanë raportuar që kanë gjetur një krimb në gjellë. Nga pamja që është pa shihet se ajo nuk ka pasur mundësi të ndodhë për shkak se gjellët zihen në temperatura të larta dhe një krimb nuk mund të përballojë. Ka qenë një konkludim i yni i përbashkët që në menynë e darkës mbrëmë kemi shërbyer edhe pemë molla, dhe sipas të gjitha gjasave ai krimb ka pasur mundësi të rrjedhte nga molla”, u shpreh Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokat Çerkini

    Avokati Çerkini: Bekim Hoxha po intervistohet nga hetuesit e krimeve ekonomike në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

    Të Fundit

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.