Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merlic nuk i kanë lejuar të dalin në shitje nga operatori ekonomik që i ka importuar.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se operatorit ekonomik i ishte kërkuar që këtë sasi të peshkut ta dërgojë në vendin e origjinës, por nuk ishte mundësia.
“Në pamundësi të kthimi asgjësohen 21,380 kg peshk i llojit Merluc produkt nga importi. Sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë. Epiket inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë”.
“Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar procedurën mbi produktin u vendos masa e ndalese për qarkullim, e njëjta u bllokua në depon e distributorit”.
“Biznesi nuk arriti brenda afatit kohorë të kthej produktin në vendin e origjinës, ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve”, thuhet në njoftim.