Autobusët, tramvaji, pra i gjithë transporti publik do të jetë një shërbim tërësisht falas në Montpellier. Qyteti në jug të Francës do t`u ofrojë qytetarëve lirinë për të udhëtuar pa pagesë.
Me gjysmë milioni banorë (përfshirë zonën metropolitane), kryeqyteti i rajonit Languedoc-Roussillon do të udhëheqë ndryshimin duke u bërë qyteti i parë i madh përtej Alpeve që prezanton një iniciativë të tillë.
“Është një hap i madh drejt drejtësisë sociale, progresit dhe tranzicionit ekologjik”, tha kryebashkiaku Michawl Delafosse.
Ky nunk është qyteti i vetëm me këtë iniciativë, por është më i madhi. Në Francë, ka rreth dyzet qytete të tjerë që krenohen me planet e transportit publik falas.
Në Italinë fqinje, deri më tani vetëm Bari ka eksperimentuar me një transport publik pothuajse falas.