Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar në “Debat Plus” se zotimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundim të autostradës Prishtinë-Gjilan në vitin 2023 ka qenë “premtim i gabuar”.
Ai madje tha se kreu i Qeverisë “është vu në lajthitje”.
“Zotimi i Albin Kurtit se autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet, dhe hapet këtë vit, ky zotim ka qenë gabim, ka qenë gabim që është premtu ashtu.
Sepse është vu në lajthitje Kryeministri. I është besu raportimti të përqindjes së punëve që janë, pas vizita që kam pas unë skam mujt me ba një premtim të tillë.” – tha ai.
Ministri nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.
“Nuk mund të them kur kryhet, zotimi ka qenë gabim i yni, dhe duke i pasur parasysh që prej atij zotimi, po të mos kishte pas asnjë problem ishte kry, por kemi pas prap probleme të reja.”