Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Autoritetet e Bosnjës arsyetojnë numrin e vogël të policëve gjatë tentimit për arrestimin e Dodikut

    24/04/2025 16:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    (Radio Evropa e Lirë) – Nga Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftuan më 24 prill se në përpjekje për të arrestuar një ditë më parë presidentin e entitetit të Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, kanë angazhuar “një numër të vogël zyrtarësh policorë me rroba civile”.

    Nga kjo agjenci shtuan se kjo u bë “me qëllim të zvogëlimit të rrezikut dhe shmangies së ndonjë konflikti të mundshëm” gjatë zbatimit të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe Prokuroria shtetërore.

    “Kjo është gjithashtu një dëshmi se agjencia ka kujdes që të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e SIPA-s.

    Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të entitetit të Republikës Sërpska në orët e mbrëmjes së 23 prillit kanë penguar hyrjen e pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, ku në atë moment ndodhej Dodiku.

    Dodik, së bashku me kryetarin e Parlamentit të RS-së, Nenad Stevandiq, dhe kryeministrin Radovan Vishkoviq, akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi nuk janë përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur në marrje në pyetje.

    SIPA ka bërë të ditur se gjatë operacionit, zyrtarët e saj policorë i kanë njoftuar oficerët e MPB-së të Republikës Sërpska, që ndodheshin përballë selisë së Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, si dhe sigurimin personal të Dodikut, për qëllimin e tyre për ta arrestuar Dodikun sipas një urdhri gjyqësor, por atyre u është thënë se arrestimi i Dodikut nuk do të lejohet.

    Ata theksuan se pjesëtarët e MPB-së të RS-së i kanë njoftuar kolegët e SIPA-s se ata “po marrin masa dhe veprime në përputhje me kompetencat e tyre për mbrojtjen e personit të mbrojtur, në përputhje me ligjet e RS-së”.

    “Për shkak të arsyeve të mësipërme, urdhri nuk u realizua, pas çka zyrtarët policorë të Agjencisë u larguan nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e SIPA-s.

    Në ndërkohë, po pritet edhe përgjigja ndaj kërkesës së Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila ka kërkuar nga INTERPOL-i që të rishikojë vendimin për refuzimin e kërkesës për lëshimin e një njoftimi të kuq ndërkombëtar për përfaqësuesit e udhëheqjes së Republikës Sërpska.

    Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, INTERPOL, nuk ka lëshuar një njoftim të kuq ndërkombëtar për Millorad Dodikun dhe Nenad Stevandiqin, pasi Gjykata e Bosnjës i kërkoi kësaj organizate një gjë të tillë më 27 mars.

    Prokuroria e Bosnjës më herët kishte kërkuar lëshimin e një urdhri ndërkombëtar të kërkimit, duke argumentuar se Dodik dhe Stevandiq, “duke përdorur pozitat e tyre të larta në RS, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit të kufirit, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja”.

    Të dy funksionarët e lartë janë larguar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe janë kthyer disa herë në vend, pas lëshimit të fletarrestimit qendror.

    Pasi në fund të shkurtit, me një vendim të gjykatës së shkallës së parë, Dodik iu shqiptua një dënim me burg prej një viti dhe iu ndalua të merret me politikë për gjashtë vjet, autoritetet e RS-së miratuan një sërë ligjesh që ndalojnë veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe hetimit shtetëror të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

    Artikuj të ngjashëm

    Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

    Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

    Dodik: Bosnja do të shpërbëhet, osmanët i detyruan boshnjakët të bëhen myslimanë

    Të Fundit

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.