Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në Serbi.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc, rreth orës 18:50.
Autobusi dyshohet u sulmua nga persona të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim të tij, e që u panë nga afro pesë persona që ndodhenin brenda.
Autobusi, i cili mban logon “Turist Kosova e Re” po udhëtonte në linjën e rregullt Prishtinë-Cyrih.
Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.